Newsletter

Login

Historik i shkurtër dhe pyetjet më të shpeshta

Projekti i Seminareve tė Sazburgut nė Kosovė i inicuar nga Dr Bujar Gjikolli ka filluar tė zbatohet nė vitin 2005 nga ana e Kosova Academic Services KAS nėn udhėheqjen e zotit Ibrahim Gashi. Nė pranverėn e vitit 2007 KAS u tėrhoq nga implementimi i kėtij projekti dhe propozoi qė KOMC tė vazhdojė me implementin e saj pas nėnshkrimit tė kontratės pėr bashkėpunim me Fondacionin Amerikano Austriak - AAF. Nga fillimi i realizimit tė projektit nė Kosovė, deri mė tani kanė marrur pjesė mjek Kosovarė nė 135 seminare dhe tetė kosovarė kanė qėndruar nga njė muaj nė internship nė spitalet e Austrisė.

Regjistrimi pėr seminar tė Salzburgut

Regjistrimi pėr internship - qėndrim njė mujor nė spitalet e Salzburgut 

pėr internship mund tė konkurrojnė vetėm ata qė kanė marrur pjesė nė seminaret e Salzburgut. 

Lista e seminareve tė Salzburgut qė do tė mbahen nė vitin 2010. Shkarko

 

Ku mbahen Seminaret e Salzburgut?
Seminaret e Salzburgut janė pjesė e projektit nga i cili nė tre vitet e fundit po pėrfitojnė mjekėt (specializant dhe specialist) kosovarė. Seminaret e Salzburgut mbahen nė kėshtjellėn Arenberg nė Salzburg organizuar nga Fondacioni Amerikano Austriak (American Austrian Foundation- AAF) nė 17 vitet e fundit. 29 seminare nga lėmi tė ndryshme tė mjekėsisė organizohen gjatė vitit 2010.

Kush ligjeron nė Seminaret e Salzburgut?
Ligjerues nga univerzitete nė SHBA qė janė nė listėn e njėzet univerziteteve mė tė mira nė SHBA dhe ligjerues nga univerzitetet austriake mbajnė ligjerata pesė ditė rresht nga ora 8 deri nė orėn 17. Natyrisht mes ligjeratave ka pushime pėr kafe dhe drekė poashtu.

Prej cilave shtete vijnė pjesėmarrėsit nė seminare, mes tė cilėve janė edhe mjekėt kosovarė?
AAF ka rrjetė tė zhvilluar me 40 shtete tė Evropės juglindore dhe tė Azisė por nėse numėrohen tė gjitha shtetet prej nga ka pasur pjesėmarrės nė kėto seminare gjatė 15 viteve totali ėshtė prej 90 shtete nga tė gjitha anėt e botės.

Cilat janė kushtet qė specialistėt dhe specializantėt kosovar duhen plotėsuar pėr tė pasur mundėsi tė jenė tė pėrzgjedhur nė kėtė program?

Njohja shumė e mirė e gjuhės angleze ėshtė kusht i domosdoshėm. Mjekėt qė kanė testin e TOEFL-it tė kaluar kanė pėrparėsi dhe duhet tė jenė specializant ose specialista tė lėmive pėrkatėse pėr seminarin nė tė cilin aplikojnė. Pėr kėto seminare nuk mund tė konkurrojnė mjekėt qė nuk janė specialist ose specializant.

Si bėhet aplikimi pėr pjesėmarrje nė kėto seminare?
Aplikimi bėhet nė formė elektronike pėrmes internetit -  webfaqes sė KOMC-it nė www.komc.org. Pėrmes saj lidheni pėr aplikim pėr Seminare tė Salzburgut dhe shėnoni emrin e pėrdoruesit dhe fjalėkėrkimin qė ju dėshironi tė keni. Automatikisht nė adresėn tuaj elektronike tė cilėn ju e keni postuar ju vie konfirmimi me fjalėkėrkim pėr tė vazhduar procedurėn e aplikimit. Aplikimi kryehet nė disa faza pas pėrzgjedhjes sė seminarit dhe pėr ta kompletuar aplikimin duhet tė postoni dokumentet e kėrkuara nė formė elektronike (foto, diploma, licenca, CV, letra rekokmanduese, bibliografia). Me tė pėrfunduar aplikimi automatikisht ju vie konfirmimi se keni pėrfunduar me suksese aplikimin pas sė cilės koordinatori ju fton nė kohėn e caktuar pėr intervistim. Derisa nuk keni pranuar kėtė konfirmim nuk keni pėrfunduar aplikimin qė do tė thotė se nuk do tė jeni nė listėn e kandiatėve qė koordinatori do tė ftojė pėr intervistim.

Si bėhet pėrzgjedhja e kandidatėve qė do tė marrin pjesė nė seminare?
Kandidatėt me ftesė nga kooridnatori intervistohen personalisht pėr njohjen e gjuhės angleze. Poashtu vlerėsohet dokumentacioni i prezantuar. Pėrzgjedhjen e kandidatit e bėn personalisht drejtori i programit nė Vjenė. Pėrparėsi mes kandidatėve qė janė tė barabartė kanė ata qė kanė konkuruar disa herė.

A duhet kandidatėt tė paguajnė pėr seminarin?
Kandidatėt qė aplikojnė dhe ata qė pėrzgjidhen nuk duhen paguar asgjė.

Sa kandidatė deri mė tani kanė marrur pjesė nė kėto seminare?
Qė nga fillimi i implentimit tė kėtij programi nė Kosovė me 2005 janė dorėzuar rreth 400 aplikacione nga mjekėt kosovarė deri nė gusht 2010. 135 kanė marrur pjesė nė kėto seminare.

Ēfarė janė pėrfitimet tjera nga ky program?
Me pjesėmarrjen nė Seminaret e Salzburgut pjesėmarrėsi fiton tė drejtėn e qasjes nė librat- ligjeratat e seminareve tė mėparshme, vendos lidhje me ligjeruesit dhe pjesėmarrėsit tjerė pėr shkėmbim tė pėrvojave. Poashtu fiton tė drejtėn pėr aplikim pėr qėndrim njė mujor nė spitalet e Austrisė pėr aftėsim profesional (internship). Pėrfitimi tjetėr ėshtė mundėsia qė nė bashkėpunim me KOMC dhe AAF tė organizohen tė ashtuquajturat simpoziume satelitore me ēka mundėsohet organizimi i simpoziumit dyditor nėpėr vendet prej nga janė pjesėmarrėsit nga lėmia e interesit. Mundėsohet sjellja e dy ligjeruesve tė Seminareve tė Salzburgut (nga Austria dhe nga SHBA)  pėr tė ligjeruar temat nga fusha e propozuar nga ana e iniciatorit qė ėshtė ish pjesėmarrėsi nė Seminaret e Salzburgut.

A ėshtė organizuar deri mė tani ndonjė simpozium i tillė nė Kosovė?
Me temė nga neuroradiologjia diagnostike dhe ajo terapeutike minimale invazive  me 3-5 prill 2008 u mbajt simpoziumi i parė satelitor i seminareve tė Salzburgut. Seminari ju dedikua radiologėve, neurologėve, neurokirugėve e specialistėve tė mjekėsisė emergjente. Ligjerues ishin ekspertėt nga Christian Doppler Clinic nė Salzburg, nga Tirana nė Shqipėri dhe ekspertėt vendor.
Organizimi i simpoziumit u bė pėrkrahjen e Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Kosovės, QKUK dhe tė vet Presidentit tė Kosovės zotit Fatmir Sejdiu.