Newsletter

Login

KOMC donon Universitetit Shtetëror në Tetovë librat e dërguara nga Jane Lowers (CMP) në SHBA

photoDonacioni i librave USHT-s, me 25.06.2008

Me 25 qershor 2008 KOMC ka bërë donimin e librave që Jane Lowers (CMP) nga SHBA i mbledh gjatë vitit dhe në bashkëpunim me Prof.dr Barry Godlberg në Thomas Jefferson University Hospital, Prof.dr Hedvig Hricak Memorial Sloan Kettering Cancer Center in New York, Global Foundation dhe KFOR-in amerikan çdo vit i dërgon në Kosovë. Ky projekt realizohet në pesë vitet e fundit dhe Dr. Bujar Gjikolli i ka donuar librat Institutit të Radiologjisë pranë QKUK në Prishtinë. Për tre vite librat janë ndarë mes Institutit të radiologjisë në Prishtinë dhe atij në Sarajevë B&H. Këtë vit librat janë donuar USHT me qëllim që të përkrahet angazhimi i suksesshëm Rektorit Prof.dr Sadi Bexhetit dhe ekipit të tij në ri-hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të fakulteteve ekzistuese bashkë me ato të shkencave mjekësore. (për më shumë vizito http://www.unite.edu.mk/Publikimi_25_06_2008.html).