Ballina

Projekti i Seminareve të Sazburgut në Kosovë i inicuar nga Dr Bujar Gjikolli ka filluar të zbatohet në vitin 2005 nga ana e Kosova Academic Services KAS nën udhëheqjen e zotit Ibrahim Gashi. Në pranverën e vitit 2007 KAS u tërhoq nga implementimi i këtij projekti dhe propozoi që KOMC të vazhdojë me implementin e saj pas nënshkrimit të kontratës për bashkëpunim me Fondacionin Amerikano Austriak - AAF.

Nga fillimi i realizimit të projektit të seminareve të Salzburgut në Kosovë, deri më 1 janar 2013 ka pranuar mbi 707 aplikime nga 491 mjek kosovarë prej të cilëve 244 kanë qenë pjesëmarrës në Seminaret e Salzburgut, me kujdes edhe në raportin gjinor ku 97 prej pjesëmarrësve kanë qenë femra dhe 147 meshkuj. Më shumë detaje do të gjeni në raportin që KOMC ka publikuar në webfaqe.