KOMC nënshkroi marrëveshjen trepalëshe me American Austrian Foundation dhe Ministrinë e Shëndetësisë

Me 6 qershor 2010 KOMC nënshkroi marrëveshjen trepalëshe me American Austrian Foundation dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancim të pjesëmarrjes së mjekëve kosovar në seminaret e Salzburgut.

Marrëveshja u nënshkrua mes Ministrit Doc. Dr. Bujar Bukoshi dhe Dr. Bujar Gjikolli president i KOMC, në praninë e këshilltarit të ministrit Prof. Assis. Dr Ilir Q. Tolaj. Me këtë marrëveshje në të ardhmen MSH do të bashkëfinancojë çdo vit pjesëmarrjen e 72 mjekëve specialist/specializant kosovar në seminaret e Salzburgut dhe 20 për qëndrimin e tyre 1-3 mujor si vizitor në spitalet e Austrisë. Gjatë qëndrimit në Vjenë të Austrisë të Ministrit Bukoshi, marrëveshjen e nënshkroi edhe Prof. Wolfgang Aulitzky.