Simpoziumi i dytë Satelitor i organizuar nga KOMC me 7-8 tetor 2013

KOMC në bashkëpunim me AAF, MSHRK, Lux Dev, QKUK dhe Spitalin Amerikan Kosovë organizon Simpoziumin e dytë Satelitor me ligjerues nga SHBA, Meksika, Lituania, Çekia dhe Kosova.

MSH nënshkroi marrëveshjen për bashkëfinancim

Me 6 qershor 2010 KOMC nënshkroi marrëveshjen trepalëshe me American Austrian Foundation dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancim të pjesëmarrjes së shtuar të mjekëve kosovar në seminaret e Salzburgut.

Marrëveshja u nënshkrua mes Ministrit Doc. Dr. Bujar Bukoshi dhe Dr. Bujar Gjikolli president i KOMC, në praninë e këshilltarit të ministrit Prof. Assis. Dr Ilir Q. Tolaj.

Me këtë marrëveshje në të ardhmen MSH do të bashkëfinancojë çdo vit pjesëmarrjen e 72 mjekëve specialist/specializant kosovar në seminaret e Salzburgut dhe 20 për qëndrimin e tyre 1-3 mujor si vizitor në spitalet e Austrisë.

Marrëveshjen e nënshkroi edhe Prof. Wolfgang Aulitzky nga AAF gjatë qëndrimit të Ministrit Bukoshi, në Vjenë të Austrisë javë më parë.