Simpoziumi satelitor në tetor 2008

Kosova Open Medical Club KOMC në bashkëpunim me American Austrian Foundation AAF, Qendrën Klinike Univerzitare të Kosovës, shoqatën e radiologëve, neurologëve, neurokirugëve dhe qendrës emergjente nën patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës me përkrahjen e Presidentit të Republikës së Kosovës organizon simpoziumin e parë satelitor: NEURORADIOLOGJIA dhe Procedurat terapeutike intervente në neuroradiologji. Diagnoza dhe trajtimi i inzultit cerebro vaskular, stenozës së a. karotide të brendshme, aneurizmave dhe tumoreve në tru. Ligjerues do të jenë ekspertët nga Christian Doppler Klinik në Salzburg të Austrisë, SHBA, Tiranë – Shqipëri  dhe ekspert vendor.