KOMC donon Universitetit Shtetëror në Tetovë librat e dërguara nga Jane Lowers (CMP) në SHBA

Me 25 qershor 2008 KOMC ka bërë donimin e librave që Jane Lowers (CMP) nga SHBA i mbledh gjatë vitit dhe në bashkëpunim me Prof.dr Barry Godlberg në Thomas Jefferson University Hospital, Prof.dr Hedvig Hricak Memorial Sloan Kettering Cancer Center in New York, Global Foundation dhe KFOR-in amerikan çdo vit i dërgon në Kosovë. Ky projekt realizohet në pesë vitet e fundit dhe Dr. Bujar Gjikolli i ka donuar librat Institutit të Radiologjisë pranë QKUK në Prishtinë. Për tre vite librat janë ndarë mes Institutit të radiologjisë në Prishtinë dhe atij në Sarajevë B&H. Këtë vit librat janë donuar USHT me qëllim që të përkrahet angazhimi i suksesshëm Rektorit Prof.dr Sadi Bexhetit dhe ekipit të tij në ri-hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të fakulteteve ekzistuese bashkë me ato të shkencave mjekësore. (për më shumë vizito http://www.unite.edu.mk/Publikimi_25_06_2008.html).

Ofertë e Radiology and Oncology

Redaktorët e revistës slovene Radiology and Oncology Dr Sersa dhe Dr Kovaç me zemërgjerësi kanë ofruar Kosova Open Medical Club si organizatore e Simpoziumit të parë Satelitor në bashkëpunim me AAF dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës të botojnë punimet e prezantuara në këtë simpozium. Punimet duhen punuar sipas formularit të caktuar që do ti dërgohet autorëve të prezantimeve të pranuara për simpozium. Në varshmëri nga numri i punimeve ato mund të botohen në një numër të veqantë ose si kapitul i ndarë i revistës së rradhës.