Nënshkrimi i Memorandumit për mirëkuptim

Gjatë dhjetorit 2007 dhe në janar 2008 KOMC ka nënshkruar memorandumet për mirëkuptim me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe me Institutin kombëtar të shëndetit publik të Kosovës.

Palët pajtohen që bashkërisht të zhvillojnë bashkëpunimin e përbashkët në fushat e mëposhtme:

Edukimit në nivel më të lartë në shkencën bio-mjekësore, aftësim i përparuar mjekësor, transfer i njohurive dhe shkëmbim i përvojave, pjesëmarrje në projektet ndërkombëtare të hulumtimit dhe projektet e mësimit nga distanca.

 

Programet mjekësore që për mjekët kosovar KOMC realizon në bashkëpunim me AAF

  • Seminaret e Salzburgut – pjesëmarrje në ligjerata nga ekspertët austriak dhe amerikan që mbahen në Salzburg për pesë ditë rresht.
  • Qëndrimi një mujor në spitalet e Austrisë – internship.
  • Rexhistri i librave përmes internetit – qasje direkte në ligjeratat e realizuara në Salzburg.
  • Simpoziumet satelitore – mundësi për pjesëmarrësit kosovarë në seminaret e Salzbugut të organizojnë simpoziume në vendin e tyre me pjesëmarrje të ligjeruesve të seminareve të Salzburgut. Simpoziumin e parë satelitor në Kosovë KOMC ka organizuar në vitin 2008, të dytin në vitin 2013 dhe të tretin në vitin 2016.

 

Për aplikim për seminaret e Salzburgut nevojiten njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, kandidati të jetë mjek specialist apo specializant, përparësi kanë kandidatët e kyqur në procesin mësimor, ata që kanë aplikuar më shumë herë. Dokumentacioni në formë elektronike që duhet të postohet për kompletimin e aplikimit janë: diploma e fakultetit të mjekësisë, certifikata e specializimit / ndarjes së specializimit, foto portret, bibliografia e publikimeve, aftësimet e përfunduara dhe CV. 

Për apikim në seminarin e interesit klikoni të rexhistroheni përmes vegëzës: http://platform.aaf-online.org/ext/omi/applications/catalog/internal.php?register2=9?itk_sid=