KOMC organizon simpoziumin e tretë satelitor

Kosova Open Medical Club KOMC organizon simpoziumin e tretë satelitor me 10-11.10.2016 në bashkëpunim me AAF-OMI, MSH së Republikës së Kosovës.

Ligjerues do të jenë Prof. David Trost (SHBA), Dr. Katiuzka Casares e Dr. Mario Prada (Meksikë), Dr. Petra Steyerova (Republika Çeke) dhe Dr. Bujar Gjikolli.

Me vendimin e Departamentit strategjik për zhvillim të datës 26.7.2016 simpoziumi akreditohet dhe ligjeruesit do të marrin 10 pikë kredituese derisa pjesëmarrësit 8 pikë.

Ftohen specialist dhe specializant të radiologjisë, neurologjisë, neurokirurgjisë, onkologjisë, kirurgjisë, emergjencës, mjekësisë familjare, specialist të lëmive tjera, mjek dhe student që interesimin e tyre për pjesëmarrje ta shprehin përmes postës elektronike (This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.) duke dërguar gjeneraliet, specializimin dhe vendin prej nga vijnë.

 

U realizua me sukses simpoziumi i parë satelitor i seminareve të Salzburgut

Me përkrahjen e shkëlqësisë së tij, Presidentit të Republikës së Kosovës - Dr. Fatmir Sejdiu dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Kosova Open Medical Club / American Austrian Foundation / Open Medical Institute realizoi suksesshëm simpoziumin e parë satelitor në Republikën e Kosovës (satelit i seminareve të Salzburgut) me temë: Neuroradiologjia dhe procedurat terapeutike intervente në neuroradiologji.

Hapja solemne e simpoziumit është mbajtur në Grand Hotel Prishtina derisa ligjeratat në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës. Në hapjen solemne shkurtimisht u prezantua projekti nga ana e pjesëmarrëses në seminaret e Salzburgut, Dr Iliriana Osmani, presidentit të KOMC Dr. Bujar Gjikolli dhe drejtoreshës së simpoziumeve satelitore me seli në Vjenë. Në prani të përfaqësuesit të Presidentit, përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të Universitetit Shtetëror në Tetovë, Zyrës Amerikane në Prishtinë dhe të mjeteve të informimit u ndanë plaketat e mirënjohjes dhe ato të falënderimit përkrahësve të aktiviteteve të KOMC-it në Republikën e Kosovës. Ju shpreh mirënjohje edhe zotit Ibrahim Gashi për realizimin e këtij projekti në fazën e parë me Kosova Academic Services.

Për pjesëmarrje në këtë simpozium janë paraqitur dhe kanë konfirmuar me shkrim pjesëmarrjen profesionistët mjekësor nga lëmitë e poshtë shënuara dhe studentët:

Lëmitë Nr %
Radiolog 41 25.15
Neurolog 24 14.72
Neurokirurg 3 1.84
Kirurug 7 4.29
Mjekësi mergjente 6 3.68
Mjekësi familjare 6 3.68
Pediatri/neonatologji 13 7.98
Traumatologji 1 0.61
ORL 4 2.45
Infektive 3 1.84
Mjekësi interne 13 7.98
Mjekësi sociale 4 2.45
Mjekim intenziv/anestezion 7 4.29
Mjekësi nukleare 1 0.61
Gjinekologji 1 0.61
Biokimi 1 0.61
Oftalmologji 6 3.68
Specialist 109 66.87
Specializant 29 17.79
Pa specializim 5 4.29
Student 5 3.07
Infermier 5 3.07
Teknik radiologjik 5 3.07
totali 163 100.0

Për shkak se numri i vendeve në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës QTK është i kufizuar në rreth 100, KOMC ka qenë i detyruar të ndërprejë pranimin e aplikantëve të tjerë vetëm për shkaqe teknike.

Me iniciativën e Dr. Ajet Bunjakut në Gjakovë është bërë transmetimi i simpoziumit përmes internetit për çka i falemnderohemi Dr. Bunjakut për angazhimin e tij në këtë drejtim. Me keqardhje duhet të konstatojmë se nga mumri i aplikantëve të pranuar, një numër i tyre nuk kanë ardhur në simpozium me çka u është shkurtuar mundësia e pjesëmarrjes kandidatëve të tjerë, aplikimet e të cilëve KOMC nuk ka qenë në gjendje ti aprovojë.

Ligjeratat e mbajtura si të mysafirëve nga Christian Doppler Clinic në Salzburg të Austrisë, SHBA, QSU Nënë Tereza në Tiranë ashtu edhe të ekspertëve vendorë kanë qenë të nivelit shumë të lartë dhe kanë zgjuar interesimin e pjesëmarrësve që është reflektuar me diskutimet dhe pyetjet e shumta të parashtruara. Prezantimet kanë qenë të shoqëruara me imazhe të cilësisë së lartë të patologjive të caktuara dhe trajtimit të tyre, pastaj me video pamje të inçizuara gjatë realizimit të procedurave për të cilat është prezantuar.

Të gjitha ligjeratat i ka inçizuar QTK dhe  pasi të përpunohen ato do të jenë në dispozicion për pjesëmarrësit e simpoziumit.

Pjesëmarrësit e simpoziumit janë ndarë të kënaqur me prezantimet e bëra dhe me vet mënyrën e organizimit të simpoziumit.

Nga pjesëmarrësit është kërkuar të nënshkruajnë për prezencën e tyre, të bëjnë vlerësimin e secilit prezantim dhe këto rezultate të notimit do të bëhen publike.

Kosova Open Medical Club falënderon miqtë e saj nga Austria, SHBA dhe Shqipëria që i janë përgjigjur ftesës për të prezantuar procedurat që ata realizojnë, falënderon të gjitha institucionet kosovare dhe USH në Tetovë që përkrahin aktivitetet e saja, sponzorët dhe gjithë pjesëmarrësit në simpozium.

KOMC fton specialistët/specializantët e interesuar të aplikojnë për seminaret e Salzburgut si njëri prej projekteve më të mira që po realizohet për mjekët kosovarë me çka ata do tu hapin mundësi vehtes të qëndrojnë për aftësim (observership/internship) në spitalet e Austrisë dhe poashtu të iniciojnë organizimin e simpoziumeve të ardhshme satelitore në Republikën e Kosovës.